fbpx

Rreth Nesh

Digital Jobs Albania is a World Bank Group initiative jointly implemented by Learnio (formerly Coderstrust) and EuroPartners Development, aiming to provide young Albanian women from 16 to 35 years old with more access to online work opportunities and connect them to the Global Economy.

Iniciativa konsiston në ofrimin e një programi trajnues dhe mentorues në fushat e 1) Marketingut Dixhital 2) Dizajnit Grafik dhe 3) Zhvillimit të Uebit, i cili do t'i pajisë pjesëmarrëset me aftësitë e marketueshme të nevojshme për të fituar të ardhura nëpërmjet disa prej faqeve online më të mira për profesionistët e lirë, të tilla si Upwork, Fiverr, Freelancer dhe People per Hour.

Studentet do të trajnohen mbi aftësitë e tyre teknike dhe aftësitë e buta, si dhe do të marrin asistencë të përditshme nga mentorë dhe facilitatorë me përvojë, ndërsa njëkohësisht do të inkurajohen të nisin e të aplikojnë për të punuar online, dhe në këtë mënyrë të fillojnë të fitojnë para edhe që gjatë fazës së programit të trajnimit.

The training will be delivered for free for the successful applicants through the Learnio (formerly Coderstrust) Academy’s online learning platform. Upon successful completion of the training, students will receive a final certification from the program, will be promoted in the Digital Jobs Albania Platform, and have the chance to be connected with some of the top Albanian ICT leaders.

Me 189 shtete anëtare, staf nga më shumë se 170 shtete dhe zyra në mbi 130 vende, Grupi i Bankës Botërore (GBB) është një partneritet unik global i përbërë nga pesë institucione që punojnë për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme që ulin varfërinë dhe nxisin prosperitet të përbashkët në vendet në zhvillim. GBB ka qenë një partner i besuar dhe shumë i vlerësuar për Shqipërinë që në dekadat kur vendi doli nga izolimi komunist duke punuar në mënyrë aktive për të mbështetur vendin në rrugën e tij drejt zhvillimit ekonomik dhe social.

Learnio (formerly Coderstrust) është një kompani daneze, e themeluar në vitin 2014, me mision ofrimin e arsimit të aksesueshëm dhe mundësive të punësimit për të rinjtë në tregjet në zhvillim. Stafi, Drejtuesit dhe Pronarët e tij janë të gjithë të dedikuar për të sjellë një impakt pozitiv duke i nxjerrë njerëzit nga varfëria duke ofruar arsim cilësor dixhital dhe trajnim mbi aftësitë e buta duke i udhëhequr në mënyrë të dedikuar studentët e tyre mbi si të punojnë dhe fitojnë online.

EuroPartners Development është një organizatë me bazë në Shqipëri e themeluar në vitin 2007, lider në ofrimin e shërbimeve të konsulencës së cilësisë së lartë. Misioni i EPD është 'të avancojë shoqërinë shqiptare drejt ndryshimeve kulturore dhe institucionale duke ofruar ekspertizë dhe mbështetje për ngritjen e kapaciteteve, informimin, edukimin, inkurajimin e institucioneve publike dhe jo publike por dhe komunitetit në përgjithësi për një pjesëmarrje aktive në proceset dhe reformat e demokratizimit dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit.

Aplikoni tani për të filluar

Klikoni në butonin më poshtë për të aplikuar. Ne do t'ju njoftojmë mbi rezultatet dhe kohën e programit përfundimtar.

sqAlbanian