Pyetje të Shpeshta
Digital Jobs Albania konsiston në FALAS një program 12 javor trajnimi dhe mentorimi online i cili synon t'u ofrojë vajzave dhe grave të reja shqiptare aftësitë e duhura teknike dhe të marketueshme për të punuar si profesioniste të lira (freelance) në internet e për të shfrytëzuar potencialin e tyre për të qenë pjesë e tregut global.
3 kurset e përfshira në trajnim konsistojnë në 1) Marketing dixhital 2) Dizajn Grafik dhe 3) Zhvillim Uebi. Çdo studente do të trajnohet në vetëm njërën nga këto fusha specifike sipas zgjedhjes së saj nga trajnues me përvojë në këtë sektor. Ato do të asistohen çdo ditë nga facilitatorët e projektit, ndërsa do të udhëhiqen gjatë periudhës së kursit mbi si të aplikojnë për punë e tyre të para nëpërmjet internetit dhe të fillojnë karrierën e tyre të pavarur. I gjithë programi i trajnimit dhe mentorimit do të ofrohet në si anglisht edhe në shqip.
Iniciativa mundësohet nga Banka Botërore dhe zbatohet bashkërisht nga Coderstrust dhe EuroPartners Development.
Digital Jobs Albania është destinuar për vajzat dhe gratë e reja shqiptare të moshave, 16 deri në 35 vjeç, që aktualisht jetojnë në Shqipëri dhe nuk kanë një punë të qëndrueshme me kohë të plotë.
Aplikantet e suksesshme që do të përzgjidhen për trajnim do të duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze, të posedojnë një laptop ose desktop si dhe lidhje të qendrueshme interneti,pasi të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e suksesshëm të trajnimit.
Vetëm ato vajza dhe gra që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe që janë të vendosura për shfrytëzimin e kësaj mundësie për të investuar në karrierën e tyre të ardhshme do të përzgjidhen për të qenë pjesë e programit të trajnimit!
- Fleksibilitet dhe pavarësi më e madhe - Mund të punoni nga kudo që dëshironi dhe sipas orarit tuaj! Ju duhet vetëm të keni një kompjuter funksional dhe lidhje të qëndrueshme me internetin.
- Liria për zgjedhjen e klientëve dhe ngarkesës së punës - Ju keni mundësinë të zgjidhni klientët dhe projektet me të cilat dëshironi të punoni, si dhe të kontrolloni apo menaxhoni vetë ngarkesën tuaj të punës.
- Mundësi më të shumta për të ardhura - Ndërsa paga mesatare e punës në Shqipëri është 3 $ ora, një Dizajner Grafik, Marketues Dixhital, dhe Zhvillues Uebi me aftësi të moderuara fitojnë mesatarisht nga 27$ në 35 $ ora
- Qasja në Tregun Global - Ju mund t'i ofroni shërbimet tuaja jo vetëm në nivel lokal ose kombëtar, por edhe në nivel global, gjë që do t'ju mundësojë të ndërtoni një karrierë ndërkombëtare me norma ndërkombëtare të pagesës nga komoditeti i shtëpisë suaj!
- Ekspozim më i lartë - Puna e freelance online ju ofron mundësinë për të punuar në një larmi të madhe projektesh dhe temash, duke e bërë punën tuaj më pak monotone dhe të mërzitshme, gjë që mund të mos ndodhë gjithmonë kur punoni në një ‘punë zyre’. Kjo gjithashtu ju siguron më shumë ekspertizë në planin afatgjatë në industri dhe fusha të ndryshme të karrierës suaj të cilat mund t'ju ofrojnë ekspozim më të lartë ndaj punëdhënësve të ardhshëm.
- Mund të jetë gjithmonë plani juaj B - Nëse vendosni që interesi juaj kryesor është të keni një punë me kohë të plotë në një mjedis zyre, puna freelance në internet do të jetë gjithmonë aty si një mundësi e dytë (Plan B) për të fituar të ardhura shtesë sa herë që të keni nevojë apo kohë. Nëse ndërtoni një portofol të mirë fillestar të punës, ai gjithmonë do të jetë një plan i mirë mbështetës në jetën tuaj!
Aplikimi për këtë program trajnimi do të zbatohet në një proces verifikimi me 2 hapa.
Hapi 1. Fillimisht jeni të ftuar të aplikoni në programin e trajnimit përmes linkut në vijim
Ky aplikim fillestar do të sigurojë një verifikim paraprak të aplikantëve të interesuar në mënyrë që të vlerësohet përputhshmëria e tyre me kriteret e përgjithshme të projektit të shpjeguara më sipër në Pyetjen 2.
Hapi 2.. Aplikantët e interesuar që do të kalojnë me sukses procesin e verifikimit paraprak do të ftohen të regjistrohen në platformën online të Coderstrust për një "periudhë prove një javore" e përbërë nga leksione të vogla dhe mini-detyra brenda degëve teknike të përzgjedhura, moduleve të aftësive si freelance si dhe atyre mbi aftësitë e buta. Studentet potenciale do të kenë mundësi marrin mbështetje dhe udhëzime online nga mentorët gjatë periudhës së provës, si dhe do të kenë mundësi të njihen më shumë me pritshmëritë e programit, organizimin, si dhe specifikimet për secilën degë teknike.
Në fund të periudhës së provës, aplikantet e interesuara do të kenë mundësi të përfundojnë një detyrë prove, e cila do të shërbejë si bazë për verifikimin përfundimtar të kandidateve të suksesshme që do të bëhen pjesë e programit të trajnimit dhe mentorimit.
Vetëm ato aplikante që do të përfundojnë procesin me 2 hapa të aplikimit, pas përfundimit me sukses të detyrës së provës, do të ftohen të jenë pjesë e këtij programi trajnimi.
Secila nga 3 degët do të ketë 4 data të fillimit të programit të trajnimit (4 grupe të ndryshme) që do të zgjasin për 12 javë në total.
- Grupi i 1rë - Fillimi i Nëntorit deri në fund të Janarit
- Grupi i 2të - Fillimi i Dhjetorit deri në fund të Shkurtit
- Grupi i 3të - Fillimi i Janarit deri në fund të Marsit
- Grupi i 4rt - Fillimi i Shkurtit deri në fund të Prillit
Aplikanteve të interesuara u rekomandohet që të fillojnë të aplikojnë menjëherë dhe të mos i lënë aplikimet për datat e fundit të trajnimit kur parashikohet të vijë dhe shumica e aplikimeve, duke e bërë konkurrencën më të fortë dhe sigurimin e një vendi në program më të vështirë!
Trajnimi do të ofrohet tërësisht online në Platformën e Akademisë së Coderstrust përmes një modeli të përzier të të mësuarit, i cili kombinon trajnimin e pavarur me mbështetjen online përmes mentorëve teknikë, duke përfshirë seminare, workshope dhe sesione rrjetëzimi. Çdo kurs do të përfshijë minimalisht 80 orë mësim të pavarur dhe 40 orë trajnim në grup në klasë online. Trajnimi do të ofrohet në një përzierje të gjuhës angleze dhe asaj shqipe.
Kurrikula mësimore është e ndarë në module, të cilat i kushtohen pjesëve të ndryshme të rrugëtimit mësimor. Brenda secilit Modul, ka disa mësime, secili i përbërë nga përmbajtje, video ose sfida të ndryshme (si p.sh. kodimi) dhe detyra të caktuara. Çdo modul përfundon duke dorëzuar një detyrë të caktuar e cila bazohet në mësimet e kurrikulës, për të vlerësuar njohuritë e marra. Informacioni i plotë mbi modulet për secilin kurs mund të gjendet në linkun https://www.digitaljobsalbania.com/courses/
Pjesa e programit e cila trajnon mbi fitimprurjen do të përqendrohet që nga java e parë në punësimin online përmes leksioneve, workshopeve dhe mbështetjes individuale ku do të fillojë investimi në praninë e studenteve në tregjet online të freelance. Studentet do të inkurajohen të fillojnë kërkimin për punët e tyre të para si freelance pas përfundimit të muajit të parë të trajnimit, ndërsa do të asistohen nga mentorët dhe këshilluesit e karrierës në përfundimin e punëve të tyre të para, duke vleftësuar cilësinë e punës së tyre dhe duke i mbështetur ato në proceset e kërkimit të punës dhe dhënies së ofertave.
Në fund të trajnimit do të bëhet një provim përfundimtar i pjesëmarrëseve të programit. Ato studente të cilat do të demonstrojnë pjesëmarrje të rregullt gjatë gjithë trajnimit si dhe zhdërvjelltësi në aftësitë kryesore të marketueshme gjatë provimit përfundimtar do të pajisen me një certifikatë nga ofruesi i trajnimit. Profilet e studentëve të suksesshëm të cilët do të certifikohen në fund të trajnimit do të do shfaqen gjithashtu në faqen zyrtare të Digital Jobs Albania në formën e një “Graduate Profile”
Kursi do të zhvillohet tërësisht online përmes 80 orëve mësim të pavarur dhe 40 orë në klasa live të udhëhequra nga mentorët.
Të tre kurset pjesë e programit të trajnimit do të ofrohen falas
Trajnimi do të zhvillohet në një përzierje mes gjuhës angleze dhe asaj shqipe. Qëllimi kryesor është pajisja e studenteve me aftësitë e duhura (përfshi aftësitë komunikuese) në mënyrë që ato të jenë në gjendje të punojnë dhe komunikojnë në mënyrë efikase dhe të pavarur tregun global.
Për shkak të interesit të madh për projektin dhe një numri të kufizuar vendesh, secila aplikante e suksesshme mund të marrë pjesë vetëm në një nga kurset! Prandaj, ju rekomandojmë të zgjidhni vetëm kursin për të cilin jeni më e interesuar! Faleminderit!
Jo. Aksesi në një kompjuter laptop ose desktop është një nga kërkesat KRYESORE të programit. Gjatë trajnimit studentet do të punojnë me programe të ndryshme të sofistikuara për të kryer ushtrime dhe detyra të ndryshme të cilat nuk mund të zhvillohen nëpërmjet smartphoneve dhe tabletave. Për më tepër, programi i trajnimit synon pajisjen e pjesëmarrëseve me aftësitë dhe mjetet e duhura për të punuar në tregun Freelance Online ku klientët kërkojnë kreativitet dhe produktivitet dhe ku e gjithë puna do duhet zhvilluar nëpërmjet kompjuterit.
Përgjatë gjithë 12 javëve (3 muajve) të kohëzgjatjes totale të trajnimit, studentet do të duhet të angazhohen për një minimum prej rreth 120 orësh (80 orë mësim i pavarur dhe 40 orë angazhim live në klasa me mentorë). Kjo përkthehet në një angazhim minimal prej rreth 10 orësh në javë mes klasave të pavarura dhe atyre të drejtuara nga mentorët.
Gjatë fazës së dytë të procesit të aplikimit (faza provë), aplikantët do të kenë mundësinë të tregojnë preferencën e tyre në lidhje me oraret e trajnimit. Kjo do të na ndihmojë në ndarjen më të mirë të grupeve sipas orareve të paracaktuara në preferencat e shumicës
Ne inkurajojmë të gjitha vajzat dhe gratë të cilat përmbushin kriteret kryesore të projektit dhe duan të eksplorojnë sektorin e punësimit freelance online, të jenë pjesë e programit të trajnimit! Njohuritë e mëparshme mbi kurset përkatëse nuk janë të detyrueshme. Asnjëherë nuk është vonë për të mësuar aftësi të reja dhe për të ndryshuar karrierën tuaj. Për sa kohë keni dëshirën dhe vullnetin e duhur për t’u rritur më tej, mund të arrini gjithcka dëshironi!
Ju mund t’i riktheheni sa here të keni nevojë vetëm seancave të pavarura të regjistruara të cilat do jenë online. Sesionet e trajnimit në klasa live me mentorë do të mbahen vetëm një herë për secilën temë dhe nuk do mund të ripërsëriten. Prandaj ne rekomandojmë pjesëmarrjen e plotë në të gjitha klasat në mënyrë që studentet të mos humbasin asnjë prej seancave dhe të mund të certifikohen në përfundim të trajnimit. Mentorët do të mbajnë shënime për pjesëmarrjen e secilës studente.
Fatkeqësisht, kursi nuk do të ofrohet gjatë fundjavave, por klasat e drejtuara nga mentorët do të zhvillohen gjatë ditëve të javës dhe janë të detyrueshme për të marrë pjesë! Programi i trajnimit është i rezervuar vetëm për gratë dhe vajzat e moshës 16-35 vjeç të cilat nuk janë të angazhuara në punësim me kohë të plotë prandaj ato duhet të kenë mjaftueshëm kohë të lirë për të qenë në gjendje të ndjekin trajnimin siç duhet.
Në fund të trajnimit do të bëhet një provim përfundimtar i pjesëmarrëseve të programit. Ato studente të cilat kanë demonstruar pjesëmarrje të rregullt, si dhe zhdërvjelltësi në aftësitë e nevojshme gjatë provimit përfundimtar, do të pajisen me një certifikatë nga ofruesi i trajnimit. Profilet e studenteve të suksesshme të cilat do të certifikohen në fund të trajnimit do të do shfaqen gjithashtu në faqen zyrtare të Digital Jobs Albania në formën e një “Graduate Profile”.
Ju mund të zgjidhni lirisht një nga 3 programet për të marrë pjesë, megjithatë ne mund të mos jemi në gjendje të plotësojmë kërkesën tuaj për zgjedhjen e grupit sipas periudhave të nisjes së trajnimit për shkak numrit të lartë të aplikanteve.
Ne e kuptojmë që situata juaj mund të ndryshojë, por dëshirojmë të theksojmë se për shkak të numrit të limituar të vendeve, ne do të zgjedhim vetëm kandidatet më të kualifikuara dhe të motivuara për këtë program. Nëse një kandidate heq dorë, ne nuk mund t'i ofrojmë bursën një vajze/ gruaje tjetër për shkak të programit të ngjeshur. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha vajzave të cilat NËSE përzgjidhen për këtë program, ta marrin atë në konsideratë si një mundësi UNIKE dhe ta përfundojnë programin me sukses duke u certifikuar në fund të tij.
Ju duhet të jeni 16 vjeç në kohën e aplikimit, por mos ngurroni të aplikoni në Janar 2022 për grupet që fillojnë në Shkurt/Mars 2022.
Aplikoni tani për të filluar
Klikoni në butonin më poshtë për të aplikuar. Ne do t'ju njoftojmë mbi rezultatet dhe kohën e programit përfundimtar.
